Prosciutteria di Casa Madeo lindi nga një ide e sipërmarrësit Ernesto Madeo, gjithmonë i vëmendshëm ndaj vlerësimit të territorit dhe të kulturës arbëreshe.
Kështu një bodrum i vogël në qendër të fshatit Macchia Albanese u shndërrua në një restorant të rafinuar, ku tradita dhe inovacioni bashkohen për të krijuar pjata të kujdesshme, falë përdorimit të mençur të produkteve vendore, rreptësisht me zero kilometër.
Macchia Albanese, Makji në arbërisht, fraksion i Komunës së San Demetrio Corone, është një fshat i Presila Greca, në 418 metra mbi nivelin e detit pranë përroit Due Mulini, i themeluar në shekullin XV nga kolonë të ardhur nga Shqipëria dhe Greqia.
Në fillim të shekullit XIX, me rreth 450 banorë, bënte pjesë në dioqezën e Rossanos. Fshati kishte dy famulli të veçanta: një të ritit grek dhe një tjetër të ritit latin. Në Macchia Albanese lindi Jeronim De Rada, poeti i madh arbëresh, babai i letërsisë moderne shqiptare. Prej vitesh muzika, kënga dhe tingujt e rinj të shqiptarëve të Italisë mblidhen këtu në “Festival della Canzone Arbëreshë”.
Aktiviteti kryesor ka qenë gjithmonë bujqësia.
San Demetrio Corone është ndër qendrat kulturore më të rëndësishme të komuniteteve shqiptare të Italisë dhe ruan gjuhën shqipe, ritin bizantin, kostumet, kulturën dhe identitetin etnik të origjinës. Këtu ndodhet “Kolegji Italo-Shqiptar i Shën Adrianit” (1732-1794), institucion i rëndësishëm fetar dhe kulturor për ruajtjen e ritit lindor dhe të traditave atdhetare, far i trashëgimisë identitare shqiptare, ku u formua “inteligjenca” italo-shqiptare e kontinentit.
Bën pjesë në juridiksionin e Kishës Italo-Shqiptare të Eparkisë së Ungrës.
ÇFARË TË SHIHNI
Kisha e Shën Mërisë së Kostandinopojës: ndodhet në sheshin kryesor të fshatit. Brenda, pranë altarit, gjendet varri i letrarit Jeronim De Rada me një epigraf në gjuhën arbëreshe.
Shtëpia De Rada: ka qenë rezidenca e Jeronim De Radës, babait të letërsisë shqipe të Rilindjes; për këtë arsye është një ndërtesë me interes historik rajonal, si djep i kulturës italo-shqiptare. Në shtëpi hyhet përmes një oborri të lashtë, në hyrje të të cilit ndodhet stema e Familjes De Rada.
Kisha e Shën Adrianit dhe Shën Natalisë: një abaci e lashtë e themeluar nga murgu bazilian Shën Nili i Rossanos në kodrat mbi fushën e Sibarit, e populluar në shekullin XV nga shqiptarët që iknin nga pushtimi turko-osman. Ndërtesa ngrihet mbi një kishëz kushtuar shenjtorëve Adrian dhe Natalia.
Pubblicato su SylvVerificata Caratteristico e di qualità Carne di suino nero tenerissima e abbinamenti particolari e squisiti! Dolcezza e e gentilezza della ragazza che ci ha assistiti con cura! Ambiente rustico ma elegante, curato nei dettagli.Pubblicato su nannapaparaVerificata Una bontà! È un esperienza sublime! I piatti a base di suino cucinati con maestria dallo chef solleticano tutti i sensi , eccellente il servizio e per finire affidatevi al consiglio del maitre di sala nella scelta dei piatti nn ve ne pentirete!
Copyright 2024 © Madeo Food srl | Corso Girolamo De Rada 19, 87069 San Demetrio Corone (CS) Nr. TVSH 04320570403